Hotel Dinasty Residence, Tirane, Shqiperi
Adresa: Rruga: Margarita Tutulani, 355 Tiranë, Shqiperi
Hotel Dinasty Residence me bukurinë klasike, madhështinë dhe komoditetin mund ta gjeni të gershetuar në mënyrë perfekte në hotel Dinasty Rezidenc. Një ndër hotelet më të mirë në Tiranë, që ofron madhështinë e artit evropian të Rilindjes. Në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër, ju mund të shijoni kënaqësinë e relaksit në çdo ambient. Gjithçka është ndërtuar për të krijuar mjedisin ideal për t u çlodhur dhe argëtuar.Një godinë 7 katëshe e stilit klasik, që të mahnit me pamjen madhështore, të ofron rehatinë e dëshiruar. Një staf i përgatitur që në çdo moment bën realitet dëshirat tuaja. Menuja cilësore, muzika live, dhomat çlodhëse dhe ambjetet e tjera si; night club , taverna apo salla e konferencave janë të dispozicionin tuaj, për t i bërë sa më të këndshme orët e qëndrimit në hotel Dinasty. Në hotel Dinasty do të gjeni 28 dhoma elegante dhe 6 suita luksoze, të dizenjuara me stil. Hapësirë, ndricim dhe ngjyra të ngrohta për t iu ofruar klientëve qetësinë dhe relaksin që dëshirojnë. Një ambjent ideal pë të pushuar, i pajisur me sistem qendror klimatizimi, internet kabllor dhe ëireless, sistem satelitor televiziv, televizor LCD, sistem alarmi dhe antizjarri, telefon, minibar, tavolinë pune, si dhe tualeti me aksesorë modernë. Në dispozicion të klientëve është shërbimi 24 orë që iu siguron gjithcka që kanë nevojë. Ne kujdesi që pushimi juaj në hotel Dinasty të jetë një eksperiencë e papërsëritshme. Restoranti është i stilit klasik vjenez. Ofron një kapacitet prej 130 personash. Një ambjent me ngjyra të ngrohta, me arredim dhe ndricim perfekt, ideal për të zhvilluar koktelje mbresëlënëse, ceremoni të rëndësishme apo edhe darka romantike. Stafi i kualifikuar është në dispozicionin e plotë të klientëve, për të shërbyer me elegancë dhe shpejtësi. Menuja është cilësore, tradicionale dhe internacionale. Gjithcka që dëshironi ju ofrohet në pjata të përgatitura bukur dhe me kujdes. Në restorantin e hotel Dinasty, ju mund të shijoni gatimet e klasit botëror të kuzhinës tradicionale shqiptare.
Facilitetet e Hotelit
- Bar dhe restorant
- Mini bar
- Parking pa pagesë
- Recepsion 24 orë
- Sallë konferencash
- Shërbim dhome
- Shërbim sekretarije
- Tavolinë pune
- Telefon
- Tharëse flokësh
- Tualet dhe dush
- Tv satelitor
Politika Anullimit
Anulimi i rezervimit behet 72 ore para dates se mberritjes. Nese anulimi do te behet pas ketij afati, atehere klientit i mbahet e gjithe shuma e nates se pare te akomodimit.Politikat e Hotelit
Per persona ekstra duhet me pare te pyesni. Pagesat plus varen nga politika e hotelit.Gjate kohes se checkinit do tju kerkohen mjet identifikimi me foto si dhe karta e kreditit apo para kesh.- Check ini në orën 14:00
- Check out në orën 12:00
- Kafshët shtëpiake nuk lejohen
Hotel Dinasty Residence, Tirane, Shqiperi
Adresa: Rruga: Margarita Tutulani, 355 Tiranë, Shqiperi
Adresa
Rruga: Margarita Tutulani, 355 Tiranë, ShqiperiDistancat nga Hotel Dinasty Residence
- Largesia nga aeroporti 19 km
- Largesia nga qendra 2 km
Hotel Dinasty Residence, Tirane, Shqiperi
Adresa: Rruga: Margarita Tutulani, 355 Tiranë, Shqiperi
Hotel Dinasty Residence, Tirane, Shqiperi
Adresa: Rruga: Margarita Tutulani, 355 Tiranë, Shqiperi
Your Review:

Faqja është duke u ngarkuar. Ju lutem prisni...

















