Hotel Cajupi, Gjirokaster, Shqiperi
Hotele Biznesi ne Shqiperi
Hotel Cajupi eshte ideuar dhe konstruktuar për aktivitete të ndryshme, festa familjare, me kapacitete më se të bollshme. Në kompleksin "Çajupi" ndodhet dhe salla e konferencave me një kapacitet prej 80 personash, e pajisur me aparaturat e nevojshme. Gjithashtu këtu do të gjeni dhe një mini sallë lojrash fati për argëtimin e klientëve të apasionuar.Hotel "Çajupi" ka një kapacitet prej 40 dhomash nga të cilat 30 dyshe, 8suita dhe 2 apartamente. Dhomat janë të qeta dhe të rehatshme me një mobilim elegant, disa me ballkon me pamje nga qyteti i Gjirokastrës.Sherbim i kujdesshem dhe atmosfera mikpritese ju sigurojne nje qendrim mbreslenes. Mikpritjen në këtë kompleks do ta hasni që në fillim me një kafe çlodhëse në ambientet e barit Familjar, dekori i të cilit i punuar me dru të gdhendur dhe piktura në mur do tju krijojnë idenë e odasë së ngrohtë gjirokastrite. Në tarracën e kompleksit "Çajupi" do të mund të sodisni peizazhin e mrekullueshëm të qytetit, luginën e Drinos si dhe pllajën e Çajupit, nga e cila ka marrë emrin ky kompleks madhështor. Në tarracë ofrohet shërbim profesional në një sipërfaqe 800m2. Aty është vendosur restorant-piceri-pastiçeri. Në restorantin tonë do të gjeni shumëllojshmëri gatimesh tradicionale të gatuara me përkujdesje nga mjeshtrat e kuzhinës gjirokastrite.
Facilitetet e Hotelit
- Çelës elektrik/magnetik
- Ajër i kondicionuar
- Ajër të kondicionuar në ambientet publike
- Ashensor
- Asistence mjekesore
- Ballkon
- Bar dhe restorant
- Dhomë që pihet duhan
- Fax - Fotokopje dhe e-mail
- gatime per diabetike
- gatime per vegjetariane
- Internet wireles falas
- Këmbim valutor
- Kabinë dushi
- Kafshët shtëpiake nuk lejohen
- Lavanderi
- Mëngjes të përfshirë
- Parking pa pagesë
- Produkte cilësore tualeti
- Recepsion 24 orë
- Restorant me kapacitet 100 persona
- Roje sigurie
- Sallë konferencash
- Shërbim dhome
- Shërbim në dhomë 24 orë
- Shërbim sigurije 24 orë
- Shërbime biznesi
- Shapka
- sistem alarmi
- Staf shumë gjuhë folës
- Tavolinë hekurosjeje sipas kërkesës
- Tharëse flokësh
- Tv satelitor
Politikat e Hotelit
Per persona ekstra duhet me pare te pyesni . Pagesat plus varen nga politika e hotelit.Gjate kohes se checkinit do tju kerkohen mjet identifikimi me foto si dhe karta e kreditit apo para kesh. Te gjitha kerkesat e veçanta qe mund te keni duhet ti beni gjate kohes se checkinit.- Check ini në orën 14:00
- Check out në orën 12:00
- Kafshët shtëpiake nuk lejohen
Hotel Cajupi, Gjirokaster, Shqiperi
Hotele Biznesi ne Shqiperi
Adresa
Blv 18 shtatori , prane Alpha Bank ,Gjirokaster, AlbaniaHotel Distances
- Distanca nga qendra e qytetit 250 m
- Distanca nga Aeroporti 190 km
Hotel Cajupi, Gjirokaster, Shqiperi
Hotele Biznesi ne Shqiperi
Your Review:

Faqja është duke u ngarkuar. Ju lutem prisni...
















