Hotel Pavarsia, Vlore, Shqiperi
Hotele Qyteti ne Shqiperi
Hotel Pavarsia ne Vlore Shqiperi,eshte nje hotel i ri i ndertuar shume prane qendres se qytetit. Eshte nje hotel qe ofron shume mire mundesine per te vizituar qytetin historik por dhe bregdetin e bukur te vlores dhe pas nje shetitej te ktheheni dhe relaxoni ne ambjentet we ketij hoteli, Muzeun e Pavarsise dhe disa nga qendrat me te reja tregtare qe jane ndertuar prane tij. Dhomat jane me hapesire, shume te rehatshme dhe te ndertuara me materiale cilesore te standardeve perendimore dhe teknika ndertimi bashkekohore . Pavarsia eshte nje nder pak hotele ne Vlore dhe ne gjithe Shqiperine, i cili mund te ofroje disa rruge-kalime ne raste zjarri, qe perfshijne alarmet dhe rubinetat kundra zjarrit ne çdo korridor dhe kat. Dritaret jane te paisura me dopio-xham dhe grila te jashtme per te siguruar mbrojtje nga faktoret atmosferik. Eshte nje hotel i pershtatshem jo vetem per individe por edhe per grupe. Personeli eshte shume miqesor dhe zoteron gjuhen angleze, italiane si edhe ate gjermane. Ne kete hotel ka 30 dhoma ne total, 6 prej te cilave jane dyshe me shtreter te ndare, 12 jane dopio me shtrat matrimonial 10 jane dhoma treshe dhe 2 suita. Te gjitha dhomat jane te pajisura me tualet, dush modern me kabine xhami, sistem individual kondicionimi (split) per ftohje dhe ngrohje TV me lidhje satelitore dhe mini-bar. Restoranti ofron gatime te zgjedhura nga me te ndryshmet, por me shume shquhet per gatimin e prodhimeve te detit. Ne Hotel Pavarsia ju do te gjeni gjithashtu nje recepsion qe ju vjen ne ndihme klienteve ne 24 ore per cdo informacion qe ju nevoitet, nje holl, bar dhe parking.
Facilitetet e Hotelit
- Ajër i kondicionuar
- Ballkon
- Bar dhe restorant
- Dhomë që pihet duhan
- Mini bar
- Parking pa pagesë
- Plazh privat
- Produkte cilësore tualeti
- Recepsion 24 orë
- Sallë konferencash
- Shërbim dhome
- Shërbim sekretarije
- Shapka
- Telefon
- Tharëse flokësh
- Tualet dhe dush
- Tv satelitor
Politikat e Hotelit
Per persona ekstra duhet me pare te pyesni . Pagesat plus varen nga politika e hotelit.Gjate kohes se checkinit do tju kerkohen mjet identifikimi me foto si dhe karta e kreditit apo para kesh.- Check ini në orën 14:00
- Check out në orën 12:00
- Kafshët shtëpiake nuk lejohen
Hotel Pavarsia, Vlore, Shqiperi
Hotele Qyteti ne Shqiperi
Adresa
Skele prane portit, Vlore, ShqiperiHotel Distances
- Largesia nga aeroporti 134 km
- Largesia nga qendra 1 km
Hotel Pavarsia, Vlore, Shqiperi
Hotele Qyteti ne Shqiperi
Your Review:

Faqja është duke u ngarkuar. Ju lutem prisni...












