Hotel New York, Vlore, Shqiperi
Hotele Biznesi ne Shqiperi
Ne bregdetin magjepses te Vlores ne Shqiperi, aty ku dallga perplaset dhe thermohet pas shkembit e kthehet pas e pafuqishme, tek Uji i Ftohte, prane tunelit te mirenjohu nga te gjithe, poshte te cilit derdhen prej shekujsh ujerat e kristalta te burimeve, mes prehrit te gjelber te pishave haleshumta , vezullon ne menyre dritheronjese, hotel New York. Pozicioni magjepses i ketij hoteli, ne pjesen me brilante te gjirit te Vlores, mbeshtetur ne faqen e malit te Shashices, lidhur me nje ure qe kalon mbi rrugen nacionale Vlore - Sarande, e ben te duket si nje traget i ankoruar aty perjetesisht . Turistet kalojne nete te paharrueshme ne mjediset e hotelit, ku dita dhe nata te sjellin te papritura te kendshme. Mbremjeve ne verandat dhe ballkonet e hotelit te shtrire buze detit, mund te dialogosh me detin yjet dhe henen e argjende lart ne qiell ose te sodisesh prej se largu bregdetin e Vlores. Hoteli disponon 50 dhoma me pamje nga deti dhe mali , recepsionte kompletuar me holl pritjeje komod , hyrje te vecante per bagazhet si dhe dyqan suvenieri . Ashensor per tre kate me sistem alarmi . Gjithashtu disponojme salle per ngrenien e mengjesit , bare dhe restorante te shijeve te ndryshme , te ndare nga holli , salla te permasave te ndryshme per pritje , takime , konferenca , seminare e te tjera evenimente. Kuzhina eshte nje tjeter faktor qe i shton vlera hotelit me kuzhinen tradicionale Shqipetare dhe ate Italiane. Gjithshka eshte e fresket dhe gatuar me shije nga specialistet e kuzhines. Korrektesa dhe sherbim i kulturuar nga nje staf i pregatitur, me eksperience dhe njohes i gjuheve te huaja i ofron te gjitheve, pushime te kendshme dhe relaksim.
Facilitetet e Hotelit
- Çadër
- Ajër i kondicionuar
- Ballkon
- Bar dhe restorant
- Dhomë që pihet duhan
- Fax - Fotokopje dhe e-mail
- Internet wireles falas
- Mëngjes të përfshirë
- Mini bar
- Parking pa pagesë
- Pishinë
- Pishinë për fëmijë
- Plazh privat
- Produkte cilësore tualeti
- Sallë konferencash
- Shërbim dhome
- Shërbim në dhomë 24 orë
- Shapka
- Telefon
- Tharëse flokësh
- Tualet dhe dush
- Tv satelitor
Politikat e Hotelit
Per persona ekstra duhet me pare te pyesni . Pagesat plus varen nga politika e hotelit.Gjate kohes se checkinit do tju kerkohen mjet identifikimi me foto si dhe karta e kreditit apo para kesh.- Check ini në orën 14:00
- Check out në orën 12:00
- Kafshët shtëpiake nuk lejohen
Hotel New York, Vlore, Shqiperi
Hotele Biznesi ne Shqiperi
Adresa
Rr. Uji Ftohte, Vlore, ShqiperiHotel Distances
- Largesia nga aeroporti 136 km
- Largesia nga qendra 3 km
Hotel New York, Vlore, Shqiperi
Hotele Biznesi ne Shqiperi
Your Review:

Faqja është duke u ngarkuar. Ju lutem prisni...

















