Hotel Lido, Durres, Shqiperi
Hotele Biznesi ne Shqiperi
Hotel Lido gjate vitit 2006 u rikonstruktua plotesisht duke u fokusuar ne ndryshimin total te performances se tij. Hotel Lido ofron mikpritjen tradicionale shqiptare dhe atmosferen e tij te veçante gjate qendrimit tuaj ne Durres, per turizem ose biznes. Hoteli ndodhet ne qender te qytetit, 200m nga porti dhe bregdeti. Shume prane tij, ndodhen institucionet kryesore te qytetit, si: Bashkia, Prefektura, Keshilli i Qarkut, Gjykata e Rrethit, Prokuroria. Po kaq prane tij ndodhen mjaft qendra arkeologjike si Amfiteatri, Banja Turke, Forumi Rrethor, Kulla e Vjeter etj. Duke u ndodhur prane Rruges Tregtare, vizitoret kane mundesi te shijojne dyqanet dhe baret me te mira te qytetit. Hotel Lido ka 15 dhoma, njera prej te cilave eshte suite. Dhomat e hotelit, te nje stili te vecante klasik, ofrojne per ju nje relaks dhe qetesi hyjnore.Te gjitha dhomat jane te pajisura me banjo ne dhome, tv ajer te kondicionuar, frigo - bar, telefon me dalje direkte, sherbim fax, internet wireless 24h. Restoranti i hotelit, i nje stili te vecante antik, ju ofron nje mjedis teper relaksues dhe elegant, me nje kuzhine te zgjedhur, ku gershetohen traditat nderkombetare. Restoranti ka nje kapacitet prej 100 vende me hapsire te nevojshme per t'u ndiere sa me komod. Hotel Lido pas ndryshimeve qe pesoi ne performancen e tij, tashme ofron dy ambjente BAR - KAFE dhe WINE - BAR, si vend ideal per te shijuar kohen mes miqve.
Facilitetet e Hotelit
- Ajër i kondicionuar
- Ashensor
- Asistencë turistike
- Bar
- Bar dhe restorant
- Fax - Fotokopje dhe e-mail
- Internet wireles falas
- Lavanderi
- Mëngjes të përfshirë
- Recepsion 24 orë
- Sallë konferencash
- Shërbim dhome
- Shërbim sekretarije
- Shërbim Taxi
- Telefon
- Telefon internacional
- Transport aeroportual me pagesë
- Tualet dhe dush
- Tv satelitor
Politikat e Hotelit
Per persona ekstra duhet me pare te pyesni . Pagesat plus varen nga politika e hotelit.Gjate kohes se checkinit do tju kerkohen mjet identifikimi me foto si dhe karta e kreditit apo para kesh.- Check ini në orën 14:00
- Check out në orën 12:00
- Kafshët shtëpiake nuk lejohen
Hotel Lido, Durres, Shqiperi
Hotele Biznesi ne Shqiperi
Adresa
Lagja 2,Durres, ShqiperiHotel Distances
- Largesia nga aeroporti 31 km
- Largesia nga qendra 2 km
Hotel Lido, Durres, Shqiperi
Hotele Biznesi ne Shqiperi
Your Review:

Faqja është duke u ngarkuar. Ju lutem prisni...












