Hotel Iliria Internacional, Durres, Shqiperi
Hotele Plazhi ne Shqiperi
Hotel Iliria Internacional ndodhet ne pjesen me te frekuentuar te plazhit te Durresit, te plazhi iliria, ju mirepret hoteli me te njejtin emer, qe eshte nje zgjidhje ideale, per pushime ku ju duhet te mendoni vetem se si te kenaqeni, dhe gjithçka tjeter t'ia lini stafit iliria. Hotel Iliria i vendosur buze detit ka nje panorame mahnitese, deti i paster dhe plazhi privat e bejne ate nje nder me te frekuentuarit ne zonen turistike te Durresit.Mbremjet nuk do te jene asnjehere monotone sepse fare pak metra larg hotelit, ju mund te mbushni mbremjet tuaja me muzike live, te kerceni ne disko, te shijoni magjine e kinemase apo te shetisni ne bulevardin para hotelit. Ne sherbimin tuaj jane 24 dhoma prej te cilave 6 dhoma jane familjare te pajisura me nje krevat dopjo dhe 1 krevat tek, 9 dhoma jane te pajisura me nga 2 shtreter tek, 9 dhoma jane martesore te pajisura me nje krevat dopjo. Te gjitha dhomat jane te pajisura me kushte komode, luksoze, ambiente te zbukuruara, mobilim bashkekohor, TV dhe ajer te kondicionuar. Per pushuesit familjare ofrohen shume sherbime shtese, qe ata te ndjehen sa me komode. Nga ballkonet luksoze te dhomave, te gjitha me pamje nga det, ju mund ta lini veten te humbisni ne pafundesine e plazhit te Durresit, te mahniteni nga perendimet romantike qe asnjehere nuk jane njelloj, apo te shijoni freskine e mbremjeve te qeta te veres.Restoranti i hotel Iliria ju ofron perveç ambienteve luksoze, prodhime te fresketa deti te gatuara nga profesioniste, gatime te mishit dhe te peshkut si dhe verera te nje cilesie te larte. Ne kete restorant ju do te gjeni nje nderthurje te kuzhines tradicionale shqiptare me ate mesdhetare.
Facilitetet e Hotelit
- Çadër
- Ajër i kondicionuar
- Bar
- Bar dhe restorant
- Dhomë që pihet duhan
- Klub nate
- Mëngjes të përfshirë
- Mini bar
- Muzikë live
- Parking pa pagesë
- Plazh privat
- Produkte cilësore tualeti
- Shërbim dhome
- Shapka
- Tharëse flokësh
- Tualet dhe dush
- Tv satelitor
Politikat e Hotelit
Pagesat plus varen nga politika e hotelit.Gjate kohes se checkinit do tju kerkohen mjet identifikimi me foto si dhe karta e kreditit apo para kesh. Te gjitha kerkesat e tjera do te jene ne vemndjen tone sapo te mberrini ne check-in.- Check ini në orën 14:00
- Check out në orën 12:00
- Kafshët shtëpiake nuk lejohen
Hotel Iliria Internacional, Durres, Shqiperi
Hotele Plazhi ne Shqiperi
Adresa
Plazhi Iliria , Lagja 13,Durres, ShqiperiHotel Distances
- Largesia nga aeroporti 33 km
- Largesia nga qendra 4 km
Hotel Iliria Internacional, Durres, Shqiperi
Hotele Plazhi ne Shqiperi
Your Review:

Faqja është duke u ngarkuar. Ju lutem prisni...


















