Tropical Resort, Durres, Shqiperi
Hotele Plazhi ne Shqiperi
Tropikal Resort ndodhet ne Durres.Tropikal Resort eshte nje kompleks i ri i sapo perfunduar ne plazhin e Durresit,te zona e njohur si Plepa. Kompleksi perbehet nga nje hotel shume i mire me standard me te larte se 3 yje si dhe nga disa ndertime perdhese, te cilat ofrojne akomodim me standard me baze. Plusi i madh i ketij kompleksi eshte fakti qe perfshin nje territor me siperfaqe 9 hektare me kopshte, peme, lulishte dhe ambiente çlodhese. Natyra dhe atmosfera Mesdhetare krijojne nje kombinim perfekt per te kaluar pushime ndryshe ne kete pjese te Adriatikut. Plani Arkitektural ka synuar te rrise ne maksimum hapsiren pereth duke i ofruar pushuesve produkte dhe sherbime ekstra dhe jo thjesht nje dhome. Ky kompleks ka nje plazh privat prej rreth 5000 metra katrore, qe duke qene i rrethuar nga shtepite e pushimit te ushtarakeve eshte jo vetem me i sigurte por edhe me pak i ngarkuar me pushues e per rrjedhoje me i paster. Perveç plazhit te detit Adriatik rezorti ofron edhe zbavitje te shumellojshme, duke perfshire bar ne nature, disko verore ku ftohen kercimtare profesioniste ne kombinim me nje nga klubet me te njohura te Tiranes, Klubin Venue. Tropikal eshte pa dyshim nje nga pjeset e plazhit te Durresit ku mund te kalohen pushime te kendshme verore. Ka diçka per gjithkend ne kete kompleks dhe per me teper stafi profesional luan nje rol te rendesishem ne kompletimin e nje mozaiku sherbimesh qe ofrohen me standard. Tropikal ofron 44 Dhoma ne total prej te cilave 28 jane dhoma standarde dyshe/dopio dhe 16 jane suita. Te gjitha dhomat jane te pajisura me: TV, ajer te kondicionuar, banjo me dush brenda, dhe minibar. Suitat ofrojne dhe nje dhome ndenje te gershetuar me nje kuzhine te thjeshte me banak. Kompleksi ofron gjithashtu dhe disa ndertesa perdhese me dhoma me facilitate bazike. Tropikal ka nje bar plazhi, dy restorante njeri prej te cileve eshte krejtesisht i ri, teper modern dhe ofron specialitete vendase, Italiane si dhe peshk dhe prodhime te fresketa deti. Ofrohen gjithashtu, parking, lulishte nje disko verore me fame ne kete zone si dhe çadra dhe shezllone falas per klientet ne sezonin e plazhit. Kompleksi ka 3 restorante me vet sherbime dhe 1 restorant qe sherbehet nga stafi i kualifikuar i Kompleksit.ne kuzhinen e Kompleksit Tropical jane punesuar mjeshtra te vertet te kuzhines qe jane te specializuar per te gjitha llojet e traditave te gatimit, gjithashtu do te gjeni nje staf te kualifikuar te sherbiit.
Facilitetet e Hotelit
- Ajër i kondicionuar
- Aktivitete argetuse
- Ashensor
- Asistence mjekesore
- Ballkon
- Bar
- Bar pranë pishinës
- Bibloteke
- Dhomë për jo duhanpirës
- Dhomë që pihet duhan
- Disko
- fushe ping-pongu
- gatime per diabetike
- gatime per vegjetariane
- Internet wireles falas
- Këmbim valutor
- Klub nate
- Mëngjes të përfshirë
- Makina me qera
- Mini bar
- Mirëmbajtje
- Muzike Live
- Palester
- Park lojrash per femije
- Parking pa pagesë
- Peshqirë/mbulesa ekstra
- piceri
- Pishinë
- Pishinë për fëmijë
- Plazh privat
- Produkte cilësore tualeti
- Qendër Biznesi
- Robdishanë
- Roje sigurie
- Sallë konferencash
- Shërbim dhome
- Shërbim sekretarije
- Shapka
- shezllone falas
- Tavolinë pune
- Telefon
- Transport aeroportual me pagesë
- Tualet dhe dush
- Tv/kabllor
Politikat e Hotelit
Pagesat plus varen nga politika e hotelit.Gjate kohes se checkinit do tju kerkohen mjet identifikimi me foto si dhe karta e kreditit apo para kesh.- Check ini në orën 14:00
- Check out në orën 12:00
- Kafshët shtëpiake nuk lejohen
Tropical Resort, Durres, Shqiperi
Hotele Plazhi ne Shqiperi
Adresa
Plepa, Durres, ShqiperiHotel Distances
- Largesia nga aeroporti 34 km
- Largesia nga qendra 5 km
Tropical Resort, Durres, Shqiperi
Hotele Plazhi ne Shqiperi
Your Review:

Faqja është duke u ngarkuar. Ju lutem prisni...






