Hotel Adriatik, Durres, Shqiperi
Hotele Biznesi ne Shqiperi
Hotel Adriatik ndodhet ne Durres.Dikur një ëndërr për shqiptarët, tashmë tërësisht i rinovuar, hotel "Adriatiku", përfaqëson një kompleks të stilit modern me pesë yje, të hapur për këdo që priret të shijojë shërbimin e mrekullueshëm me një vendndodhje perfekte. Vetëm 25 minuta larg kryeqytetit dhe Aeroportit të Rinasit, me pamje nga deti, me dy restorante, bare dhe komoditete të tjera, Hotel Adriatik është vendi ideal si për pushime ashtu edhe për biznes. Hoteli ka 70 dhoma me pamje nga deti apo kopshti i palmave, disa prej tyre edhe me ballkon apo dalje në tarracë (25 dhoma standarde, 13 dhoma ekzekutive, 6 apartamente biznesi apo martesore). Dhomat jane të ideuara me elegancë, dhe te pajisura me mjetet me moderne si jakuzzi, kabine dushi, tharese flokesh, kasaforte, telefon me linje nderkombetare, ajer te kondicuonuar, televizor me satelit, tavoline pune, sistem alarmi. Gatime të shijshme të ofruara nga restoranti elegant me menu "Bukuroshja e Durrësit". Restoranti "Tre brezat" është në dispozicionin tuaj gjithë ditën me gatime italiane dhe ndërkombëtare. Mund të provoni mbi 200 lloje verërash dhe lloje të ndryshme djathërash në mjedisin e paqtë të Wine bar-it. Në mbrëmje mund të shijoni tingujt e muzikës live dhe pianos e të zhyteni në kënaqësinë e të fituarit në sallën e lojravë "Imperial games". Pozicionuar në afërsi të hollit të hyrjes së hotelit, kafeneja e stilit italian dhe këndi i çajit janë vëndet perfekte për të ndënjur me miqtë. Baret e plazhit, të hapur nga maji në tetor, janë këndet e mrekullueshme për të shijuar koktejet, snack-ët dhe përëndimin e magjishëm të diellit. Bari buzë pishinës ofron snack-ë dhe pije për pushuesit që parapëlqejnë të marrin rreze buzë pishinës. Pishinë e hapur, sauna, fitnes, xhiro me biçiklete, volejboll në plazh, tenis, plazh privat. Argëtim & lojra, pishinë, lojra uji, art & vizatime, lojëra me top, video & festa, etj. Hoteli vë ne dispozicion një person që kujdeset për fëmijët. Te tjera: Për një dasëm të paharrueshme ky është vendi ideal! Kopsht fantastik palmash dhe pishinë e ndriçuar për t'u ofruar miqve pijen e mirëseardhjes, salla madhështore për organizimin e darkës së dasmës suaj. Ekspertët tanë të dasmave do t'ju ndihmojnë të organizoni një festë magjepsëse. Hotel Adriatik ne Durres Shqiperi
Facilitetet e Hotelit
- Ajër i kondicionuar
- Ashensor
- Ballkon
- Bar dhe restorant
- Bar pranë pishinës
- Dhomë për jo duhanpirës
- Dhomë që pihet duhan
- Fushe tenisi
- gatime per vegjetariane
- Internet wireles falas
- Jakuzi
- Këmbim valutor
- Kasafortë në dhomë
- Lavanderi
- Mëngjes të përfshirë
- Mini bar
- Mirëmbajtje
- Muzikë live
- Palester
- Park lojrash per femije
- Parking pa pagesë
- Peshqirë/mbulesa ekstra
- Pishinë
- Pishinë për fëmijë
- Plazh privat
- Qendër Biznesi
- Recepsion 24 orë
- Roje sigurie
- Sallë konferencash
- Shërbim dhome
- Shapka
- shezllone falas
- sistem alarmi
- Tavolinë pune
- Telefon internacional
- Tharëse flokësh
- Transport aeroportual me pagesë
- Tualet dhe dush
- Tv satelitor
Politikat e Hotelit
Pagesat plus varen nga politika e hotelit.Gjate kohes se checkinit do tju kerkohen mjet identifikimi me foto si dhe karta e kreditit apo para kesh.- Check ini në orën 14:00
- Check out në orën 12:00
- Kafshët shtëpiake nuk lejohen
Hotel Adriatik, Durres, Shqiperi
Hotele Biznesi ne Shqiperi
Adresa
Plazhi Iliria, Lagja Nr 13,Durres, ShqiperiHotel Distances
- Largesia nga aeroporti 32 km
- Largesia nga qendra 3 km
Hotel Adriatik, Durres, Shqiperi
Hotele Biznesi ne Shqiperi
Your Review:

Faqja është duke u ngarkuar. Ju lutem prisni...














